Postimi i Plotë nga gazetari Klodian Tomorri

Pohimi absurd i nje kryeministri!
“Rritja ekonomike nuk perkthehet ne rritje rrogash”- thote kryeministri duke ju pergjigjur pyetjeve te qytetareve.
E thote si justifikim, nderkohe qe vetem kaq duhet te ishte arsye shume e forte qe shqiptaret ta pushonin nga puna kryeministrin. Nese nje kryeminister ne Europe do te guxonte ta thoshte kete publikisht, karriera e tij politike do te kishte marre fund menjehere.
Por pse rritja ekonomike nuk perkthehet ne rritje rrogash?
Eshte e thjeshte. Sepse qeveria ka hyre ne biznesin e shperndarjes se rritjes. Qeveria percaton fituesit dhe humbesit ne treg. Me pak fjale, qeveria ndan torten e mireqenies.
Kur qeveria jep nje koncesion ekskluziv, shperndan nje pjese te rritjes ekonomike ne menyre te pamerituar tek koncesionari.
Kur administrata ben nje tender korruptiv, con nje pjese te rritjes ne menyre te pamerituar tek fituesi i tenderit.
Kur shteti ben nje ligj qe favorizon nje individ ose nje grup te caktuar, e orienton rritjen ekonomike tek ata per te cilet ben ligjin.
Kur qeveria jep asete shume te vlefshme publike me 1 euro te nje oligark, e heq rritjen ekonomike nga qytetaret dhe ja con oligarkut.
Kur ministria e mbrojtjes tjeterson pronat e ushtrise, kafshon rritjen ekonomike qe duhet te shkonte tek qytetaret. Nese edhe opozita e kyc gojen si ne rastin konkret, atehere sabotimi eshte bipartizan. Konsensual dhe me baze te gjere politike.
Pra me pak fjale, qeveria ka hyre ne biznesin e shperndarjes se rritjes ekonomike, per se mbrapshti. Qeverite normale rishperndajne nga lart poshte. Pra ja u marrin te pasurve dhe ja u cojne te varferve. Qeveria jone ben te kunderten.
Kjo eshte arsyeja se pse nuk rriten rrogat per qytetaret kur rritet ekonomia. Sepse qeveria nuk le tregun te beje punen e tij, por e shperndan vete se ku duhet te shkoje rritja.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re