Nëse humbi në ndeshjen hapëse të këtij viti kjo javë është e gjitha e Skënderbeut. Pasi arrin ta fitoj ndeshjen e saj ndaj Vllaznisë shijon edhe barazimin e rivalëve në Kukës.

Berisha për Vllazninë hap siparin e golave të ndeshjes port ë tjerët do të ishin vetëm të korçarëve. Në pjesën e parë kishte kishte kohë vetëm për golin e barazimit të shënuar nga Vangjeli. Kështu fraksioni i parë i lojës ishte i mbrojtësve. Ndërsa në të dytën Lilaj fillimisht me 11 metërsh dhe më pas Muzaka e Xhejms plotësojnë ‘’pokerin’’ e Skënderbeut në Korçë. Nëse Skënderbeu shton distancën me rivalët për Vllazninë mbijetesa por bëhet një mision edhe më i vështirë.

Kryendeshja e kësaj jave luhej në Kukës ku Flamurtari udhëtues shënon i pari. Është sërish sulmuesi Danilo Alvesh protagonist me golin që e mbajt Flamurtarin në avantazh për pjesën më të madhe të sfidës. Por në fund një penallti e fituar pas prekjes me dorë të Pollozhanit e kthen në gol kryegolashënuesi i kampionatit, Elis Bakaj. Në fund ka kohë edhe për një karton të kuq të Sidibes pas dy të verdhave.

Pak histori ka në Lushnje dhe Laç ku ndeshjet të dyja mbyllen në barazime të bardha, pa gola. Shumë pak për të ndryshuar diçka për këto skuadra në renditje.

LUSHNJA 0–0 LUFTËTARI

LAÇI 0–0 TEUTA

KUKËSI 1–1 FLAMURTARI

Shënues: Bakaj 85’ (pen.) / Alvesh 42’

SKËNDERBEU4-1 VLLAZNIA

Shënues: Vangjeli 32’, Lilaj 62’ (pen.), Muzaka 75’, Xhejms 88’ / Berisha 6’

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re