Polakët kanë hapur edhe një herë temën e reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore përpara vizitës së ministres së Jashtme gjermane Baerbock në Varshavë.

Ministri i Jashtëm polak, Zbigniew Rau, nënshkroi një notë diplomatike të hënën ku kërkonte nga gjermanët reparacione që shkojnë në shumën e 1,3 trilion dollarëve.

Mediet polake kanë njoftuar se homologu polak do ta ngrejë këtë çështje gjatë takimit me kryediplomaten gjermane.

Rau bëri thirrje për zgjidhje “përfundimtare” dhe “të qëndrueshme” midis Varshavës dhe Berlinit për çështjen e pushtimit gjerman të Polonisë nga viti 1939 deri në vitin 1945, njoftuan mediet polake.

Pushtimi i Polonisë ga nazistët cilësohet si fillimi i Luftës së Dytë Botërore. Me mijëra polakë humbën jetën dhe qytete të tëra u rrafshuan me tokën për shkak të bombardimeve.

Ndërkohë, gjermanët thonë se e kanë mbyllur këtë kapitull.

Berlini sjell në vëmendje se të gjitha pretendimet financiare në lidhje me Luftën e Dytë Botërore u zgjidhën me Traktatin Dy plus Katër të vitit 1990, i cili lejoi ribashkimin e Gjermanisë.

Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re