Netflix ka njoftuar anullimin e serialit turk “Simdiki Aklim Olsaydi”, pak përpara fillimit të prodhimit të tj, pasi nuk arriti të siguronte licencën nga Këshilli Suprem i Radios dhe Televizionit në Turqi.

Skenaristja e filmit, Ece Yorenc, i tha sajtit popullor të filmave në Turqi “Altyazu Fasikul”, se Netflix nuk ka arritur të sigurojë leje për të nisur xhirimet, për shkak se seriali përfshin një personazh homoseksual. Ajo pretendon se ky akt është “mjaft i frikshëm, për çfarë mund ta presë Turqinë në të ardhmen”.

Sipas gjigandid të filmave, Netflix, seriali do të shfaqte një personazh gay, të quajtur Osman, në një rol dytësor. Seriali do të niste të transmetohej në vitin 2021.

Skenaristja Yorenc, shprehet se Netflix mori një vendim për ta anulluar serialin dhe jo për ta ndryshuar atë, duke refuzuar të pranojë ndryshime të diktuara nga qeveria konservatore turke.

Në Turqi, prodhuesit e filmave si Netflix, shpesh duhet të paraqesin skenarët për aprovim, pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mahir Unal, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, u shpreh se “Netflix duhet të tregojë më shumë ndjeshmëri ndaj kulturës dhe artit në Turqi”.

Në pesë vitet e fundit, e ashtuqujtuara “parada e krenarisë” së komunitetit LGBTI është ndaluar nga autoritetet.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re