Skip to content

Polica arreston 6 të shpallurit në kërkim, një qarkullonte me letra false italiane

Kanë menduar se nuk do të kapeshin, pasi sot  nuk do t’i kontrollonin, pasi në rrugë do të shëtisnin vetëm pleqtë, por janë prangosur nga uniformat blu. Policia e shtetit ka bërë të ditur se ka prangosur shtatë persona, ku gjashtë prej tyre rezultonin se ishin në kërkim. Sipas komunikatës për mediat, një shtetas i moshës 37-vjeçare qarkullonte me dokumente të rreme leje pune dhe drejtimi italiane që ishin false.

Njoftimi i plotë

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, 6 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Gj., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dokument pune dhe dy leje drejtimi italiane, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

E. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”;
E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjsheem ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”;
A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;
I. B., 37 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;
F. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;
F. Dalias F.M., 39 vjeç, banues në Vorë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës, e kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.