Policia Rrugore vuri në veprim radarët e rinj automatikë,  të cilët nuk kanë nevojë për prezencën e efektivëve, ndërsa çdokush që drejton një automjet, duhet të jetë i kujdesshëm në tejkalimin e shpejtësisë.
 
Ky është radari automatik, i cili do të mbikëqyrë kryesisht rrugët interurbane, ndërsa krahas matjes së shpejtësisë të automjeteve, ai konstaton edhe në brendësi të makinës për shkelje të tjera si mosvënia e rripit të sigurimit.
 
Policia lancoi edhe nismën e re në kuadër të javës së sigurisë rrugore.
 
Për 20 drejtuesit e mjeteve model, që respektojnë shpejtësinë e lejuar do të dhurohen 20 polica sigurimi përmes një shorteu. Specialisti i sigurisë Ervin Dervishi tha se drejtuesit model do të përzgjidhen edhe në bazë të historikut të shkeljeve.
 
 
Radarët pritet të instalohen në ato pika që policia i konsideron si njolla të zeza të rrugëve, aty ku dhe numri i aksidenteve është më i lartë për tejkalim shpejtësie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re