Deputeti i qarkut te Berati Klajdi Qama ka ngritur zerin nga foltorja e Kuvendit te Shqiperise per mbi 130 punonjesit e Kombinatit Mekanik te Policanit te cilet nuk i kane mare pagat nga puna e kryer. Nder te tjera Qama i ka adresuar kete shqetesim Ministrise se Mbrojtjes per ti dhene zgjidhje ketij problemi te trasheguar.

Më poshtë fjala e plotë:

I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit, të nderuar deputetë.

Unë jam ketu si Deputet i qarkut te Beratit dhe perfaqesues i qytetit te Policanit, ku edhe jam lindur e rritur, që të sjellë shqetësimet që ata kanë patur dhe kanë në jetën e përditshme.

Një nga problemet e trashëguara të zonës që unë përfaqësoj është papunësia, e lidhur ngushtë kjo me Kombinatin Mekanik ose si quhet ndryshe Uzinën e Armëve Polican .
Kjo uzine ka vite të tëra që jo vetëm nuk funksionon por as nuk janë gjendur mundësi alternative për punësim dhe për të zbutur papunësinë në këtë qytet.

Madje premtimet në cdo fushatë elektorale për zgjidhjen e këtij problemi pervecese nuk janë mbajtur por e kanë thelluar më shumë situatën duke mos gjetur asnjë lloj zgjidhjeje vit pas viti.

Jam këtu përpara jush për të treguar se ai qytet dikur e kishte të lidhur fatin e tij me funksionimin e Kombinatit, ndërsa sot ata ish punonjës kanë probleme të shumta si në aspektin ekonomik e financiar e mos të flasim për atë shëndetësor sepse ajo uzinë ka lënë pasoja në shëndetin e njerëzve.

Unë mendoj se për pushtetin vendor dhe Ministrinë e Mbrojtjes, Kombinati Mekanik i Policanit tani po konsiderohet si objekt në ruajtje dhe si pasojë ai po shkon drejt degradimit jo vetëm nga ana fizike, por as si muze nuk do të kishte më vlera.
Pra,Bashkia dhe Ministria e konsiderojnë si të pamundur gjetjen e rrugëve që të cojnë për privatizimin e saj ose për lidhjen e kontratave me sipërmarrjet private.

Prej afro dy vitesh 130 punonjës të këtij kombinati nuk kanë marrë pagat mujore. Po ashtu është edhe një kategori tjetër e punonjësve që marrin pension të parakohshëm që nuk kanë të drejtë punësimi në sektorë të tjerë.

E për këtë cështje përvec disa kronikave televizive në Televizionin Publik, ndonjë artikulli në shtypin e shkruar dhe atë elektronik, asnjë organizëm shtetëror nuk është ulur me këta hallexhinj për tu propozuar dicka konkrete.

Unë ngre disa pyetje per kete problem:
1-Kaq të vështirë e paskan strukturat përkatëse që ta verifikojnë këtë cështje dhe të gjejnë rrugëzgjidhje?
2-Nëse ndërrmarja është me vetëfinancim kur ajo nuk prodhon asgjë si mund të vetëfinancohet?
3-Po nëse është në varësi të Ministrisë së mbrojtjes Atëherë pse nuk paguhen këta njerëz?
Këto pyetje unë I drejtoj si deputet dhe si qytetar i Policanit.

Dhe kjo kërkon një zgjidhje emergjente se këta njerëz janë në mëshirë të fatit dhe pa asnjë mundësi tjetër jetese.

Eshte e patolerueshme që gjithë ai kombinat Gjigand që mbante me punë mbi 4000 punëtorë hesht.
Eshte e patolerueshme që gjithë këto burime njerëzore, sakrificat e atyre mijëra punëtorëve kanë shkuar dëm.

Them përpara këtij Kuvendi, se ky është një problem që mund të ketë sipërmarrje të tjera simotra duke filluar nga minierat apo sektori i naftës me të njëjtat shqetësime. Prandaj duhet të na bëjë të reflektojmë për mos të dalë përpara qytetarëve vetëm për të kërkuar vota.
Sytë e mi shohin qartë se sa dritëshkurtër kemi mbetur ne për ta kërkuar zgjidhjen në Kuvend burrash e jo Kuvendin e atyre qe shesin interesat e qytetarëve dhe të vendit.

Ju faleminderit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re