Skip to content

Poliçan, rreziku që kanoset nga pallati i braktisur

Polican rreziku qe kanoset nga pallati i braktisur

Polican rreziku qe kanoset nga pallati i braktisur

Një pallat gërmadhë rrezikon të shembet në Poliçan. Plot 11 vite më parë, 30 familjet që jetonin në këtë pallat pranë kombinatit të armëve, në Bashkinë e Poliçanit, u shpërngulën.

Ndërtesa u shpall e pabanueshme, sepse rrezikonte të shembej. Megjithatë, askush nuk mori masa për ta shembur në mënyrë të kontrolluar. Sot, ai rrezikon fëmijët që luajnë pranë tij, por edhe kalimtarët.

1551448432 225 Polican rreziku qe kanoset nga pallati i braktisur

Bashkia e Poliçanit duket se nuk i ka mundësitë dhe mjetet e duhura për të ndërhyrë.

Banorët u kompesuan, por objekti që ishte nën juridiksionin e Entit të Banesave po shkon çdo ditë e më shumë drejt degradimit.