Shkolla e Mesme Profesionale në Poliçan ende vazhdon të jetë hapur megjithëse ajo nuk frekuentohet nga asnjë nxënës, por edhe në këto kushte çuditëristh mësuesit vazhdojnë të marrin pagën e plotë për çdo muaj.

Rastin e ka risjellë për të dytën herë në vëmendjen e publikut “Fiks Fare” duke bërë të ditur se në shkollë janë vetëm 7 mësues të cilët paraqiten çdo ditë në punë, bëjnë ditarin edhe orarin dhe i japin leksione njëri-tjetrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re