Nga vijimi i tubimit para Parlamentit, si pasojë e sulmit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, u dëmtuan edhe tetë punonjës policie, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie e dëmtime fizike nga sendet e forta.

Përgjatë gjithë tubimit, sipas informacioneve zyrtare, u dëmtuan në total tetë punonjës policie, megjithatë ende nuk dihet nëse kjo është shifra finale.

Ndërkohë ka reaguar edhe ministrja e brendshme, Albana Koçiu.

“E drejta për të protestuar, për të disatën herë, u dhunua nga një grup që zgjodhi forcën në vend të fjalës, duke sulmuar, dhunuar e lënduar punonjësit e Policisë së Shteti.

Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet dhe asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e saj.

Mirënjohje për çdo punonjës policie që tregoi profesionalizëm dhe maturi përballë çdo provokimi.

Policia do të jetë gjithmonë në krye të detyrës për të garantuar të drejtën për të protestuar, si dhe të garantojë sigurinë e çdo qytetari dhe të pronës publike dhe të qytetarëve”.

LEXO EDHE: Pamje të frikshme para Parlamentit/ Merr flakë makina e televizionit dhe operatori. I vijnë në ndihmë qytetarët

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re