6 efektive kanë dalë pozitiv në testi e drogës që janë bërë në drejtorinë vendore të policisë së Vlorës. Bëhet me dije se efektivët kanë rezultuar me përmbajtje lende narkotike nga analizat që janë bërë së fundmit.

Nga këta efektivë, mësohet se disa prej tyre kanë kundërshtuar rezultatin e testit. Ata pretendojnë se nuk kanë konsumuar kurrë në jetën e tyre drogë. Efektivët ngrenë dyshime se rezultatet mund të kenë ardhur si pasojë e përdorimit të ilaçeve shëndetësore që përdorin, kryesisht për tensionin, shkruan Abc.

Sipas burimeve dyshohet se edhe 3 të efektivë të tjerë kanë dalë pozitiv në testin e drogës në komisariatin e Sarandës. Ende nuk dihet se çfarë vendimi pritet të merret për efektivët. Sot u raportuar se po ashtu në Elbasan rezultuan dy efektivë pozitiv në testin e drogës.

(E.H/Faxweb.al)

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re