Ermal Rrustemi, një qytetar nga Kosova i cili jeton në Gjermani ka treguar për mediat kosovare përvojën skandaloze që kishte përjetuar sapo kishte zbritur në aeroportin ‘Adem Jashari’.

Ai ka treguar se është kthyer nga Gjermania në Kosovë për pushime dhe nuk është kthyer për të votuar në zgjedhjet që do të mbahen të dielën, 14 shkurt. Sapo ka zbritur nga aeroplani, Rrustemi është pyetur nga një polic se për kë do të votonte, madje polici i ka sugjeruar dhe një parti.

“Për zgjedhje nuk kam ardhur. Sidoqoftë, do kishte qenë mirë t’u thuhet policëve të mos na tregojnë kë me votu. Unë nuk kam ardhur ta votoj askënd dhe nuk jam me asnjë parti, vetëm se me më ndal polici e me më tregu kënd duhesh me votu ti këtu kur të vish, unë nuk e di…”, u shpreh Rrustemi, i cili nuk tregoi se për cilën parti i kishte rekomanduar polici të votojë.

Emigrantët nga shumë vende janë duke u kthyer në Kosovë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Duke qenë se është problem i votimit me postë, emigrantët kosovarë janë detyruar të shkojnë fizikisht në Kosovë për të votuar.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko