Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u ka kërkuar drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit të shtyjnë marrjen e lejes së zakonshme pas muajit gusht.

Porosia e ministrit të rendit u është bërë të gjithë drejtuesve të uniformave blu në të 12 qarqet e vendit.

Kërkesa e Ballës drejtuar oficerëve vjen nisur edhe nga fluksi i madh i pushuesve që pritet të vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij sezoni turistik.

ABC NEWS ka mësuar se Balla u ka kërkuar aryre që të garantojnë rendin dhe sigurinë me qëllim që pushuesit vendas e të huaj të kalojnë një sezon turistik të qetë.

Që në nisje të sezonit turistik, policia ka ushtruar kontrolle në të gjithë vijën bregdetare, duke bllokuar edhe mjetet lundruese, drejtuesit e të cilëve shkelnin ligjin, si dhe disa prej tyre rrezikonin jetën e pushuesve./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re