Qeveria shqiptare dhe Ministria e Brendshme nuk kanë parashikuar asnjë fond shtesë për efektivët e policisë të cilët janë në shërbim nga 8 deri në 12 orë në ditë.

 

Uniformat blu jane në gadishmëri të plotë në saj të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, por asgjë nuk është parashikuar si shpërblim shtesë për punonjësit, ashtu siç ka ndodhur me mjekët e forcat e armatosura.

 

Sipas kreut të Sindikatës së policisë, Sabetin Fishta, ditët e fundit është shtuar abuzimi në kurriz të efektivëve, të cilët po punojnë me orar të zgjatur pa asnjë ditë pushimi.

 

Sa i takon masave për ruajtjen e efektivëve, Fishta shton se nuk u jane siguruar as mjetet më elementare si maska dhe doreza.

 

Deri tani nuk është raportuar asnjë rast i diagnostikuar me COVID-19 nga rradhet e policisë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re