Nuk do ta besoni, por në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut ka dhjetëra shqiptarë që janë në mision sigurie. Ylli Dautaj, komandant në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut, pas luftës së Kosovës, shkoi nga Amerika me mision për të ndihmuar edhe në themelimin e Departmentit të Policisë, së Kosovës.
I themeluar më 23 maj të vitit 1845, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut është departamenti më i vjetër dhe më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht në të janë të angazhuar më shumë se 55 mijë punonjës, prej të cilëve 36 mijë me uniformë. Çdo ditë ata kujdesen për sigurinë e ruajtjen e rendit të mbi 8 milionë banorëve të qytetit të Nju Jorkut.
“Para 15 vitesh, vetëm 20 shqiptaro-amerikanë ishin pjesë e policisë së Nju Jorkut, porse tani numri i tyre është shumëfishuar”. Sot, ata kanë dhe një shoqatë e cila e nisi me dhjetra vetë, mund të numërojë mbi 200 shqiptaro-amerikanë, vetëm në radhët e NYPD, që kanë veshur uniformat blu dhe shërbejnë me shumë përkushtim – në këtë profesion të nderuar në Amerikë.
Ata janë çdo ditë e natë në krye të detyrës për ruajtjen e rendit e sigurisë, në gjithë qytetin, dhe janë bërë krenaria jonë, si komunitet. Këtë, fakt jo me një rast por me dhjetra raste, ata e kanë treguar gjatë shërbimit të tyre, dhe në momentet më të veshtira, duke i bërë të gjithë shqiptarët, të ndihen më krenar me bijtë e bijat shqiptar.
Ylli Dautaj, atë kohë me gradën lejtnant në NYPD, i cili pas luftës së Kosovës shkoi atje nga Amerika me mision për të ndihmuar në themelimin e Departmentit të Policisë, së Kosovës.
Numri i shqiptarëve të punësuar në fushat e zbatimit të Ligjit, ruajtjes së rendit dhe mbrojtjes së qytetarit, këtu në Amerikë, në dy dekadat e fundit ka ardhur duke u rritur, sidomos dy dekadat e fundit.
Në mesin e tyre, sot ka edhe disa gra e vajza, të cilët janë edhe veterane të policisë së Neë Yorkut, por edhe nga ato me origjinë Arbëreshe, emigruar në SHBA, dhjetëra dekada më parë, por që sot pohojnë se janë krenare se janë me gjak shqiptare.