Kryeministri Albin Kurti, tha se shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, vizitoi sot tre policët e rrëmbyer disa ditë më parë.

 

Sipas tij, dëshmitë dhe provat që institucionet posedojnë, vërtetojnë se tre policët janë rrëmbyer nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I REPUBLIKES SE KOSOVES

“Përshkrimi i tre policëve sesi ka ndodhur rrëmbimi është i njëjti. Janë tri rrëfime ndaras identike të cilët thonë se në momentin e rrëmbimit me 14 qershor kanë qenë tek tryeza e improvizuar duke ngrenë drekë, kur 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar dhe rrëmbyer. Që të tre e thonë rrëfimin e njëjtë, kur pyeten ndaras nga njëri-tjetri nga ambasadori Jashari. Kjo heq çfarëdo dileme edhe për ata që dëshirojnë të jenë skeptik për të drejtën e Kosovës dhe se Serbia ka kryer agresion”

 

Pwr pasojw, Kurti kërkoi nga aleatët ndërkombëtar dhe NATO, të denoncojnë agresionin serb, ndërsa u shpreh I hapur pwr dialog.

 

Po jam i gatshëm për të shkuar në takimin e rradhës që të paraqes këto të dhëna që ne i morëm. Deeskalimi i situates nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe dënimin e agresionit serb në Kosove. Normalizimi nënkupton zbatimin e menjëhershem dhe pa kushte të marrëveshjes bazike.

 

Deklaratës së të dërguarit amerikan Escobar, se konflikti në veri te vendit mund të përfshijë të gjithë rajonin Kurti u përgjigj:

 

Kah mund të shkoj kriza unë nuk mund ta di, por unë e di që eskalimi është pasojë e përzierjes së Beogradit në punët e brendshme të Kosovës. Faktorin dhe burimin e eskalimit do ta gjeni atje. Prandaj nëse ka të drejtë Escobar, atëherë adresa është me siguri Beogradi.

 

Rreth një muaj pas nisjes së tensioneve, situata në veri të kosovës mbetet e nxehtë.

 

Gjatë orëve të fundit pikat kufitarë Merdarë dhe Jarinjë që lidhin Kosovën dhe Serbinë u bllokuan nga serbët si shenjë revolte ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës për të mos lejuar hyrjen e kamionëve me targa dhe mallra serbe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re