Vazhdojnë episodet e pafundme të historisë së Neridës. Ajo tha një ditë kishte komunikuar me ish-bashkëshortin e saj, pasi kishte shkuar në Tropojë me të punës dhe ky i fundit i kishte thënë se ishte ishte në shtrat me një tropojane me shalën 7 metra.

Më pyeti vjehrra nëse kisha folur me Oldin dhe i thashë se kam folur me të, ishte shumë mirë madje më tha jam në shtrat me një tropojane me shalën shtatë metra.

Më tej Nerida tha se vjehrra e kishte pyetur nëse Oldi kishte gjetur vetë tropojane apo i kishte gjetur Neridës një tropojan, si me shaka për t’i kujtuar se më parë i kishte thënë që të bënte një djalë pas tre gocash, por Nerida i kishte thënë se s’ka burrë. Kjo pasi ish-bashkëshorti i saj nuk ishte asnjëherë në kohën e vendin e duhur kur Nerida dhe vajzat e saj kishin nevojë për babain e tyre.

Ditën e djeshme “JO ANONIM” emisioni më i ri nga JOQ ALBANIA çeli siparin me historinë e Neridës, një histori e trishtë me nota therëse dhe dhimbjeje që u bë publike para pak ditësh. Nerida tregoi ditën e djeshme se si ka qenë jeta e saj me ish-bashkëshortin, por edhe me të dashurin e ri me të cilin ka 1 muaj lidhje. Nerida tregoi se gjithçka ka nisur pas një fundjave në Dhërmi, ku ajo shkoi për t’u relaksuar në hotelin e një shoqes së saj dhe ku aty njohu edhe të dashurin e saj Danielin. Më tej ajo tregoi se ka marrë kërcënime nga ish-bashkëshorti i saj dhe për këtë arsye i është drejtuar Komisariatit të Himarës, por që nuk mori asnjë lloj ndihme epër më tepër u tall nga oficerët që ishin prezentë aty për të marrë dëshminë e saj. Nerida tregoi se policët e këtij komisariati nuk e ndihmuan duke i thënë se “Ti nuk je e kësaj zone dhe nuk mund të të ndihmojmë,” ndërsa shefi iu shpreh me fjalët: Lashë ndeshjen e futbollit për të të pritur ty!

“Më thanë nuk mund të të ndihmojmë se nuk je banore e zonës, duhet të shkosh atje ku jeton, por unë jetoj në Tiranë në njësinë numër 5 në Tiranë dhe duhet të shkoja në Komisariatin numër2. Unë tentova ta filmoj këtë pjesë, por nuk më lanë”,- është shprehur ajo.

Por përveç kësaj ajo tregoi se si kishte komunikuar me bashkëshortin e saj dhe i kishte treguar për lidhjen me Danielin, pasi edhe vajzat e saj i kishin treguar babait të tyre se mamaja po merrte lule nga i dashuri i saj. Nerida tregoi se ish-bashkëshorti i saj ishte treguar agresiv edhe me prindërit e saj pasi kishte marrë vesh se ajo ishte në lidhje me një person tjetër duke u thënë atyre se mezi kishte pritur të ndahej nga ai që të lidhej me një të ri. Historia e Neridës nuk mbyllet me kaq, pasi një natë teksa ishte në Sarandë të dashurit të saj i shkruajnë me adresë ‘FAKE’ në Instagram duke i kërkuar që të flisnin.

I thashë Danielit merre me kamer që ta shohim se kush është, e morëm disa herë por nuk e hapi. Pastaj e mora edhe nga adresa ime personale por përsëri nuk ma hapi. Ndërsa kur i shkruajta më tha jam Tan Elezi nga Kamza, dhe në momentin që i thash se nuk e njoh nisi të më shante me fjalët më banale. Dhe për këtë do bëjë denoncim në Tiranë dhe jam e sigurt që verën do e kalojë në burg prej meje. Kur mbërritëm në Tiranë, telefonuam 129 dhe i kërkuam që kur të afroheshim te ‘Casa Italia’ një patrullë policie të na shoqëronte deri në Komisariatin numër 2. Por jo vetëm kaq pasi kur mbërritëm te ‘Casa Italia’ edhe pse ishin 3 patrulla policie, asnjëra prej tyre nuk na ndihmoi duke thënë jo nuk jemi të këtij Komisariati.

Ndërsa kur shkuan në Komisariat, Nerida tregoi se policët nuk e lejonin të filmonte dhe i morën celularin. Ajo tregoi se kur shkoi në Komisariat tentoi të komunikonte me shef Sokol Myrton, por njëri prej policëve i tha se nuk mundej pasi kishte konflikt interesi me bashkëshortin e saj. Pas shumë sorollatjeve ajo arriti që të jepte dëshminë e saj. Në fund Nerida tregon se shteti dhe policia duhet të jenë më të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm ndaj femrave, grave pasi kanë halle dhe vuajnë. Ajo tregoi gjithashtu se ish-bashkëshorti i saj e dhunonte vazhdimisht dhe se kishte edhe shenja dhune nga goditjet e tij të shumta. Nerida tregon se videot në Instagram i postoi për të ‘goditur’ policinë që spo e bën punën ashtu siç duhet edhe pse paguhet nga kontributet tona.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re