Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një polic i forcave “Shqiponja” gjatë patrullimit të përhershëm, ka përplasur me motor një prej këmbësoreve që po kalonte rrugën. Ngjarja ka ndodhur në sheshin kryesor të Vlorës.

Për pasojë është plagosur 38 vjeçarja me iniciale J.M. I plagosur ka mbetur edhe efektivi i cili ishte pasagjer në pjesën e pasme të motorit. Të dy personat po marrin mjekim në spitalin e Vlorës ndërsa gjendja e tyre raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re