Skip to content

Polici përplasi 49-vjeçarin me biçikletë, pamje nga aksidenti vdekjeprurës në Shkodër (Detajet)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Koplik-Shkodër, pranë fshatit Shtoj i Ri në Shkodër , ku automjeti tip  “Fiat” në drejtim nga shtetasi me iniciale Gj.Gj 26-vjeç ka përplasur për vdekje shtetasin me iniciale A.Sh. 49 vjeç i cili lëvizte më biçikletë.

Sipas informacioneve 49-vjeaçari u dërgua me urgjencë pranë Spitalit Rajonal i Shkodërs por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë arritur forcat e policisë dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit vdekjeprurës që ndodhi pasditen e kësaj të premteje

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 29.01.2021, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Koplik – Shkodër, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi  Gj. Gj. 26 vjeç,  ka goditur shtetasin A. Sh. 49 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi A.Sh është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe me pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.Gj është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme. Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/faxweb