TIRANË– Një video e publikuar së fundmi ka bërë xhiron e rrjetit pasi tregon nëj efektiv policie që shpërndan pica dhe porosi të një restoranti.

Në pamjet e publikuara nga “JOQ”, shihet një efektiv, i veshur me uniformë që po udhëton në një motor.

Me kaskën në kokë që shkruan “Policia”, ajo që bie në sy më shumë në këtë video është vendi ku mbahen ushqimet që ndodhet në pjesën e pasme të motorit.

Bar Restorant Piceri”, shkruhet aty dhe duket sikur është polici ai që po shpërndan porosi! Nuk dimë të themi nëse efektivi vërtet ka lënë detyrën për të shpërndarë pica…

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re