Efektivi që vrau Klodian Rashën dy ditë më parë ka shfaqur pendesë në seancën e sotme në Gjykatën e Tiranës ku dhe iu komunikua masa e arrestit me burg.
Polici N.H, ika kërkuar ndjesë publike gjatë seancës familjes së Klodian Rashës teksa u shpreh se nuk kishte qëllim ta vriste, por vetëm mendoi se jeta e tij ishte në rrezik.
Efektivi i Policisë është shprehur në seancë se nuk donte ta vriste Rashën, por e kreu aktin duke menduar se po i rrezikohej jeta e tij.
