Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë ndalimin e shtetasit Xh. Sh., 21 vjeç. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nën presionin e një pistolete loder i ka marrë telefonin shtetasit H. P. Gjatë kontrollit fizik u gjet edhe 1 mjet prerës (thikë) e cila u sekuestrua në cilësi e provës materiale.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. A., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.54 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re