LIBRAZHD- Pas ngjarjeve të rënda kriminale që kanë ndodhur përgjatë kësaj vere në vend, që nga vrasja e 8-fishtë në Vlorë, në Shkodër apo dhe në Mamurras, policia ka ndërmarrë një aksion për sekuestrimin e armëve në Librazhd.

‘BalkanWeb’ ka arritur të mësojë se gjatë kontrolleve të bluve janë sekuestruar 4 armë zjarri.

Kështu bëhet e ditur se policia ka sekuestruar 2 armë zjarri tip kallashnikov dhe 2 pushkë.

Kujtojmë se aksione të tilla për sekuestrimin e armëve pa leje, kryesisht të siguruara nga vitit i mbrapshtë i 97-ës janë ndërmarrë në disa qytete, kjo për të parandaluar edhe ngjarjet kriminale.
(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re