Një aksion i befasishëm është zhvilluar në Vlorë nga Forcat Operacionale dhe Shqiponjat në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.
Qëllimi i aksionit ka qenë për të ndaluar personat me rrezikshmëri.
Aksioni është zhvilluar në disa pika të qytetit, ku policia ka pasur informacion për vendndodhjen e personave në kërkim.
Sipas News24 në pranga ka rënë 25-vjeçari Maringlen Hamzo, të cilit i është gjetur armë pa leje në makinë.
