Nevruz Gjini, Bieru Gjoni dhe Ledio Bicerri, janë arrestuar ditën e sotme në Britani rastësisht teksa policia atje po hetonte banda që merreshin me kultivim lëndësh narkotike.

Ata ranë në sy të policisë, e cila ishte vënë pas një grupi kriminal të struktuar që merrej me kultivim lëndësh narkotike në Neëcastle dhe Gateshead.

Atyre iu gjetën 56,000 paund, në dy makina të ndryshme ku po udhëtonin, ndërkohë, policia gjeti edhe 112.0941 paund të tjerë në një shtëpi që ishte vizituar nga këta 3 shtetas dhe që përdorej nga kriminelë të ndryshëm.

Si ndodhi arrestimi? 

Tre shqiptarët  vunë re kur dilnin nga një shtëpi në Gateshead, e cila po përdorej si epiqendër nga gangsterët. Kur policia ndali Gjinin dhe Gjonin teksa udhëtonin me një Mercedes në A1, një çantë që përmbante 45,000 £ u gjet në bagazh.

Bicerri më vonë u ndalua gjithashtu, në një Passat dhe kishte më shumë se 11,000 £ në një çantë transporti.

Gjykata e Newcastle Croën tha se 112,941 £ u gjetën në një shtëpi që ata kishin vizituar në Kitchener Street, Gateshead, por prona përdorej nga një numër kriminelësh dhe paratë nuk mund të konsiderohen plotësisht të tyre. Gjini, Gjoni dhe Bicerri fillimisht u përballen me akuza në lidhje me operacionin e kanabisit, por që kjo akuzë  u hoq për shkak të provave të pamjaftueshme. Brenda shtëpisë, policia gjeti një kilogram kanabis dhe pastë të përdorur për të bërë amfetamina.

Ata gjithashtu gjetën shënime të lidhura me kultivimin e kanabisit dhe një dokument i ngjashëm iu gjet edhe Gjinit.

Kur Bicerri u intervistua nga policia, ai dha një deklaratë të përgatitur duke thënë se ishte kontrabanduar në vend në janar të vitit të kaluar dhe kishte “shpërndarë paketa” për të paguar borxhet, por nuk e dinte se çfarë ishin ato.

Gjini tha se kurrë nuk kishte qenë në shtëpi më parë dhe Gjoni pretendoi se kishte shkuar në zonë një ditë më herët për të punuar në një restorant. Ai tha se kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe kishte punuar si punëtor.

Bicerri, 22 vjeç, Gjini, 28 vjeç dhe Gjoni, 33 vjeç, pa adresë fikse, u deklaruan fajtorë për posedim të pasurisë kriminale dhe pastrimit të parave.

Ata u dënuan për 16 muaj, por do të lirohen nga burgu pasi të bëjnë tetë muaj paraburgim.

(E.H/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re