Drejtuesit e mjeteve edhe pse janë gjobitur shpesh herë nuk janë sensibilizuar për parkimet e gabuara duke krijuar trafik.

 

Në këto kushte, duke parë se gjobat nuk po japin efektin e duhur, Policia Rrugore pritet të nisë aksionin së bashku me Policinë Bashkiake për heqjen me karrotrec te mjeteve të parkuara në shkelje.

Kjo masë do të zbatohet kryesisht në kryqëzime, parkime dysh apo në afërsi të shkollave.

 

GERHARD BAKA

POLICIA RRUGORE

Policia Rrugore do të fillojë në bashkëpunim me Policinë Bashkiake ku do të nisin masat administrative me masat plotësuese për postim mjeti nëato segmente rrugore ku mjetet janë të parkuara në rresht të dytë, në afërsi të kryqëzimeve, në afërsi të shkollave, në afërsi të kalimit të këmbësorëve. Pikërisht atje ku realisht ka një problematikë të shtuar në lidhje me mbarëvajtjen e trafikut. Duke qënë se policia rrugore ka ezauruar të gjitha masat administrative në lidhje me këto shkelje, pra me parkimet e gabuara, është parë e udhës që të ndërmerret masa me postim mjeti, sepse kemi një shtim artificial të trafikut dhe kjo përbën një problematikë.

 

Qytetari në këto kushte do të ketë dy gjoba, një për parkimin dhe një tjetër për shërbimin e karrotrecit.

 

Krahas masës administrative për parkim të gabuar që ka që drejtuesi i mjetit e merr edhe sot, do të ketë edhe masë në lidhje me postimin e mjetit e cila është një sanksion më vete.

 

Kjo masë nuk do të zbatohet për të gjitha parkimet e ndaluara.

 

Në çdo segment tjetër rrugor ku qytetarët për nevoja imediate do të detyrohen ta lënë për pak sekonda mjetin me bllokazh të ndezur për nevojat e tyre, sigurisht që do të jetë edhe mirëkuptimi nga ana e policisë rrugore.

 

Gjoba për parkim të gabuar është e parashikuar në Kodin Rrugor deri në 3 mijë lekë të reja e ndërsa shërbimi për karrotrecin që do të ketë një faturë më vetë është deri në 4 mijë lekë të reja.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re