Skip to content

Policia arreston 4 persona në Tiranë (Akuzat që rëndojnë ndaj tyre)

Policia ka arrestuar 4 persona në kryeqytet. Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë ato për dhunën në familje, shkelja e arrestit të sigurisë dhe ajo e drejtimit të automjetit në gjendje të ddehur.

Në pranga kanë rënë shtetasit: B. M., 62, K. Q., 64 vjeç O. Th., 31 vjeç dhe E. N., 35 vjeç.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë

Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve B. M., 62 vjeç dhe K. Q., 64 vjeç, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Th., 31 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb