Një aksion blic është ndërmarrë nga policia mëngjesi e kësaj të premteje në banesat e gjyqtarëve që dhanë vendimin për uljen e dënimit për Dritan Dajtin.

 

Mësohet se aksioni është ndërmarrë pas urdhrave të kontrollit të lëshuar nga Gjykata.

 

Kontrollet janë ndërmarrë nga forcat speciale.

 

Ndaj tre gjyqtarëve që vendosën të shpëtonin nga burgimi i përjtshëm Dritan Dajtin, Prokuroria për Krime të Rënda  ka nisur procedim penal.

 

Për gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Vlorë, Skënder Damini, Petrit Aliaj gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër, ka nisur procedimi për veprën penale korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të lartë të drejtësisë, dhe shpërdorim të detyrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re