Policia e Tiranës me anë të një videoje u ka bërë sërish thirrje shoferëve që të mos thyejnë rregullat e qarkullimit, pasi do të ndëshkohen.

Në videon e publikuar, policia shton se në një ditë janë gjobitur 478 mjete, të cilat ishin të parkuara në rreshtin e dytë.

Kryeqyteti është i të gjithë qytetarëve, dhe nëse dëshironi që të ngjajë si i tillë, duhet më shumë përgjegjshmëri, respekt ndaj tjetrit dhe sigurisht bindje ndaj rregullit”, shtojnë më tej uniformat blu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re