Policia e Shtetit ka informoi se fundmi të gjithë ata qytetarë shqiptarë që kanë planifikuar të udhëtojnë jashtë vendit për situatën e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë, kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi, ndërsa, me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shqiptarëve, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet.

“Me Kosovën, lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

Me Malin e Zi, mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse ēshtë njē grup mbi 10 vetē, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi;

Me Maqedoninë e Veriut, lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

Me Greqinë, lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re