Skip to content

Policia Berat verifikon objektin e ndërtuar në fshatin Kutalli: Rezulton se ka leje ndërtimi

587615099 1173880471512476 3760447840407416758 n

Menjëherë pas publikimit të një videoje në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqej një objekt që pretendonte të ishte ndërtuar pa leje, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal shkuan në fshatin Kutalli, ku ndodhet objekti, për të kryer verifikimet e nevojshme.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se objekti është ndërtuar në zbatim të lejes së ndërtimit nr. 1231/1, datë 09.05.2025, miratuar nga Bashkia Dimal. Leja e ndërtimit për këtë objekt, me destinacion “njësi shërbimi” dhe me sipërfaqe 600 m², është lëshuar në favor të shtetasit J. Q., i cili nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se disponon certifikatë pronësie për 5740 m² truall, mbi të cilin është ndërtuar objekti, dhe sipërfaqe toke përreth tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat është e angazhuar maksimalisht për të verifikuar çdo rast të denoncuar dhe fton qytetarët që të raportojnë çdo paligjshmëri, në cilëndo fushë që ajo shfaqet, duke siguruar se çdo rast do të trajtohet dhe luftohet me paanshmëri.