Pas paralajmërimit të IKMT se këtë të martë do të nisë prishja e banesave në Astir, banorë të shumtë që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, janë përplasur me uniformat blu me qëllim ndalimin e aksionit.

 

Mësohet se banorët e kanë kaluar natën jashtë dhe në orën 06:00 ka pasur një përplasje mes tyre dhe uniformave blu. Përplasje ku raportohet edhe për disa persona të lënduar.

 

Nga radhët e protestuesve policia ka shoqëruar disa persona. Ndërkohë në mbështetje të banorëve kanë dalë edhe ish-deputetët e PD, Edi Ploka e Klevis Balliu si dhe Endrit Bramillari nga radhët e LSI.

 

Banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesave të tyre.

 

Ndërkohë forcat e policisë kanë bllokuar rrugën në të dyja anët e Unazës, ndërsa qytetarët janë të agravuar pasi nuk lejohen të kalojnë rrugën për të shkuar në punë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re