1500 forca policie u angazhuan për protestën e opozitës,  ndërsa për herë të parë efektivet ishin të pajisur dhe me maska kundragaz.
 
Ndonëse protesta nuk pati incidente veç disa kapsollave të hedhura në drejtim të uniformave blu, plani i masave i hartuar edhe nga ndërkombëtarët që asistojnë policinë ishte detajuar.
 
Një protestuese kundër opozitës, e cila bëri thirrje për drejtësinë e 21 janarit u largua nga ish-kreu i policisë bashkiake Florenc Hoxha.
 
Ndonëse mbështetësit e opozitës tentuan ta qëllonin ajo u sigurua nga policia.
 
Veç kordonit të parë të përbërë nga afektivë të rendit dhe forcat Shqiponja, specialet e Ndërhyrjes së Shpejtë,  por edhe ato të Reneas ishin stacionuar në krah të kryeministrisë në gatishmëri për çdo lloj situate.
 
Nga ana tjetër efektivë të gardës kontrollonin lartësitë,  ndërsa forcat operacionale kishin për detyrë fotografimin e personave të dyshuar apo edhe elementëve kriminalë.
 
Një ditë më parë, Ministria e Brendshme bëri thirrje që qytetarët të protestojnë të qetë dhe pa cenuar rregullat, duke paralajmëruar se çdo person që krijonte incidente, do të përballej me ligjin.
 
 
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re