Policia e Shtetit dhe shumë patrulla të tjera të Policisë Bashkiake kanë rrethuar sërish hyrje-daljet e Liqenit Artificial të Tiranës, ashtu sikurse bënë edhe një ditë më parë. Dhe shkak, sipas burimeve zyrtare është bërë pengesa e lëvizjes së të dielës, duke qenë se Tirana vazhdon të jetë një “zonë e kuqe”.

Në fakt, shumë prej qytetarëve kanë dalë që në mëngjes për të marrë ajër të pastër në hapësirën e gjelbër të Liqenit Artificial të Tiranës, por sipas vendimit lëvizja e të moshuarve apo edhe nënave me fëmijë duhet të ishte deri në orën 11.00.

Pas kësaj ore, rrugët janë mbyllur dhe Policia nuk ka lejuar askënd të hyjë në hapësirën prej disa qindra hektarë, aty ku qetësia pas zhurmës së ditëve të javës të qytetit është një mundësi e mirë.

Perimetri i sigurisë është vendosur nga Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake, duke penguar edhe shumë të rinj që këtë të dielë zgjedhin Parkun e Tiranës për një xhiro me biçikletë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re