20 vjeçari shqiptar Arlind Hashani po kërkohet nga policia britanike. Autoritetet kanë shpërndarë foton e personit në kërkim, për të cilin deklarojnë se është shumë i rrezikshëm dhe duhet të lajmërojnë policinë nëse e shohin.

I riu shqiptar akuzohet për vrasjen me thikë të e Ahmed Jama, 29 vjeç, i cili u gjet i pajetë në Abbey Estate pranë St John’s Ëood më 29 dhjetor.

Hetuesi kryesor në zbardhjen e vrasjes, Neil Raëlinson, tha: “Ne duhet urgjentisht të gjurmojmë vendndodhjen e Arlind Hashanit. Ai konsiderohet të jetë i rrezikshëm dhe nuk i duhet afruar”.

Viktima, i cili u zbulua me plagë me thikë rreth orës 19:30, iu dha ndihma e parë nga mjekët para se të dërgohej në spital, ku vdiq. Më 4 janar, një 21-vjeçar u arrestua si i dyshuar për vrasje, ndërsa tre ditë më vonë një 25-vjeçar u arrestua si i dyshuar për ndihmën ndaj autorëve të ngjarjes. Më 17 janar, dy burra, gjithashtu 25 vjeç, u mbajtën nën dyshimin për komplot për të kryer vrasje. Të katër burrat më vonë u liruan me kusht./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re