Skip to content

Policia çeke arreston 5 persona nën dyshimin për “aktivitete terroriste”

Policia çeke të mërkurën ka arrestuar 5 persona nën dyshimin për përfshirje në aktivitete terroriste në lindje të Ukrainës.

Ata akuzohen për luftime për grupe pro-ruse, tha Zyra e Kryeprokurorit në Pragë.

Pesë shtetasit ishin anëtarë të një organizate të armatosur dhe kanë pasur marrëdhënie me Drejtorinë Kryesore të Inteligjencës së Rusisë (GRU), njoftuan mediat lokale.

Më 18 prill, Republika e Çekisë dëboi 18 diplomatë rusë për lidhje të dyshuara me shpërthimet në dy depo në vitin 2014, të cilat nxitën evakuime në shkallë të gjerë.

Ato përfshinë një shpërthim në një depo municioni në fshatin Vrbetice në rajonin Zlin të Çekisë që la dy persona të vdekur dhe një shpërthim të dytë në një depo aty pranë.

Me një lëvizje të njëjtë, Rusia njoftoi të dielën se ka dëbuar 20 diplomatë çekë.

Ministri i Jashtëm çek, Jakub Kulhanek i bëri thirrje Rusisë të rishikojë vendimin e saj, duke shtuar se përndryshe ambasada çeke në Moskë nuk do të jetë në gjendje të vazhdonte aktivitetet e saj.