Prej orës 8 të mëngjesit të sotëm një duzinë me punonjës të Policisë së rendit kanë zbarkuar në zonën e Baldushkut, ku po përplasen me banorë, tokat e të cilëve po merren dhe po rrafshohen, ndërsa pritet që në vendin e tyre të ndërtohen disa shtëpi që do tiu shërbejnë banorëve të dëmtuar nga tërmeti në cepa të tjerë të Tiranës.

Pavarësisht se nuk disponojnë asnjë shkresë për të nisur shembjen dhe rrafshimin, punonjësit e policisë janë shpërndarë dhe në një pikë tjetër të fshatit, ku nuk ishte përmendur asnjëherë se do të përdorej për rindërtim.

“Ik o nëna shif punën tate, s’po e marrim vesh çfarë bëjnë kështu, ç’është kështu moj nëne, ne ishim sipër dhe këta kanë nisur që të shembin këtu poshtë, kush është përgjegjësi këtu? Ju i bëni këto mo”, pyet një e moshuar, e cila prej 5 orësh përplaset me policinë.

Ndërkohë që një tjetër qytetar shprehet se askush nuk iu jep sqarim për atë që po ndodh.

“Hajde shihni se çfarë ndodh këtu, policia na ka përplasur”, vijon më tej e moshuara, ndërkohë që punonjësit e policisë, nuk munden të japin asnjë sqarim në lidhje me urdhërin që kanë marrë.

Projekti fillestar ishte për ndërtimin e disa banesave që do tiu shërbenin banorëve të prekur nga tërmeti, ndërkohë që familjarët në Baldushk thonë se pronën e kanë të trashëguar që në vitet ’40, dhe se me Bashkinë e Tiranës janë në proces gjyqësor.

Ende pa dhënë një vendim nga ana e Gjykatës, Bashkia ka ndërhyrë në mënyrë të njëanshme për rrafshimin dhe sheshimin e zonës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re