Policia e Tiranës ka arrestuar Alidon Marqeshi, i cili u kap me lëndë narkotike në makinën e tij.

 

Policia njofton se 34-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga nga gjykata në Gjermani për vrasje.

 

Marqeshi në vitin 2017, në qytetin e Ulm, Gjermani, është konfliktuar me shtetasin shqiptar  Xh. M., të cilin e ka qëlluar me sende të forta, duke i shkaktuar vdekjen.

 

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës arrestuan shtetasin A. M., 34 vjeç, banues në Tiranë.

 

Më datë 11.06.2023, rreth orës 20:40, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e ULM/Gjermani, e cila ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë  “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

 

Shtetasi A. M., në vitin 2017, në qytetin e Ulm, Gjermani, është konfliktuar me shtetasin shqiptar  Xh. M., të cilin e ka qëlluar me sende të forta, duke i shkaktuar vdekjen.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re