Skip to content

Policia e Durrësit bën “namin” me gjoba, ja sa patenta janë pezulluar

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Njoftimi Durrës:
Policia Rrugore e Durrësit, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu janë pezulluar 30 leje drejtimi, nga të cilat 7 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 23 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normës së lejuar.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur edhe 1248 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
• 329 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 104 masa administrative për përdorim të aparateve telefonike;
• 150 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 7 masa administrative për përdorim të pijeve alkoolike;
• 262 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 33 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar;
• 7 masa administrative për mungesë të siguracionit të mjetit;
• 9 masa administrativr për mos vendosjen e kaskës mbrojtëse.
• 347 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë