Banorët e Uznovës thyejnë karantinën për të kapur hajdutin e banesave. Pikërisht nga kjo “vigjilencë” është kapur “mat” nga banorët dhe policia brenda në banesë.

Situata e vështirë e pandemisë që po kalon vendi ynë nga virusi Covid-19 po shfrytëzohet më së miri në Berat nga hajdutët që kanë filluar të synojnë vjedhjen e shtëpive të pabanuara.

Një rast i tillë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Uznovë” në Berat, në kohën kur në rrugë nuk kishte asnjë lëvizje njerëzish, për shkak të karantinimit të banorëve pas orës 13:00.

Hajduti rreth moshës 30 vjeç është futur në një ndërtesë (banesë dhe lokal), pronarët e të cilës prej një muaji jetojnë në Durrës. Por është pikasur nga të afërmit e pronarit të ndërtesës dhe fqinjët që kanë parë nga shtëpitë dhe e kanë kapur hajdutin.

Menjëherë është njoftuar policia, që ka bërë edhe arrestimin e tij në flagrancë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re