Policia e kërkon për ta arrestuar, Stresi vjen i qetë në Shqipëri, ja pamjet nga Rinasi (VIDEO)

Screenshot_13-3.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

 

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, është kthyer në Shqipëri pas arratisjes për në Angli 7 muaj më parë.

Kujtojmë se këngëtari u shpall në kërkim nga Policia, si organizator i protestave për vrasjen e Klodian Rashës.

Me anë të një videoje në Instagram, Stresi ka publikuar momentin që është pritur nga familjarët në aeroport, ndërkohë që krahas videos shkruan se familja është mbi të gjitha.

“Familjen mbi të gjitha, Mir Se Ju Gjeta”, shkruan Stresi.

Nuk dihet nëse ka një skadim të urdhër-arrestit, por duhet thënë se, pavarësisht se në kërkim, reperi duket se nuk e ka mendjen fare tek policia.

 

https://www.instagram.com/p/CU-AJBCgh7d/?utm_source=ig_embed&ig_rid=20e5686e-0b53-43af-94df-15ace3fc420c

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë