Subscribe

Nga sot policia e Kosovës ka njoftuar tërheqjen nga komunat me shumicë serbe në veri.

 

Prania e efektivëve do të reduktohet, pasi EULEX dhe KFOR kanë vlerësuar se situata e sigurisë është më e përmirësuar.

 

POLICIA E KOSOVES

 

“Policia e Kosovës në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saj kushtetuese dhe ligjore në interes të sigurisë publike në vend, si dhe me qëllim të zbatimit të marrëveshjeve te arritura në Bratislavë me 10 korrik 2023, mes  Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës,ndërtesave komunale të komunave veriore ka vendosur  reduktimin e pranie. Sipas vlerësimit të përbashkët, nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR, situata e sigurisë në dhe rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet se është e mirë.”

 

Emisari i Bashkimit Europian Miroslav Lajçak e ka përshëndetur  vendimin  për zvogëlimin e pjesëtarëve të policisë së Kosovës me 25%. Nëpërmjet një  statusi në Twitter Lajçak theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt ç’tensionimit të situatës në veri.

 

MROSLAV LAJCAK

 

“E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it në Kosovë dhe KFOR-it siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt uljes se tensioneve në veri të Kosovës.”

 

Po ashtu, është bërë me dije se ekipet e policisë së Kosovës, bashkë me EULEX dhe KFOR, do të vijojnë koordinimin dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas vlerësimit të rregullt të situatës së sigurisë në komunat veriore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re