Policia e Kosovës nuk ndërpret aksionin, serbët mblidhen në qendër të Zubin Potok dhe Sveçan dhe bllokojnë rrugët

kdfjvj.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Pasi përfunduan punë në një situatë jashtëzakonisht të tensionuar, Policia e Kosovës i ka tërhequr autoblindat nga Mitrovica e veriut për ta vazhduar aksionin kundër kontrabandës në Zubin Potok dhe Zveçan, transmeton Gazeta Express.

Qytetarë serbë, ashtu si në Mitrovicën e veriut, janë mbledhur në qendër të Zubin Potokut, raporton Radio Kontakt Plus.

Njësia e Policisë së Kosovës gjendet edhe në Zveçan. Rruga pranë “Komova kafana” është e bllokuar.

Tym është parë aty, ndërsa qytetarët serbë vazhdojnë të qëndrojnë të mbledhur pranë.

Më herët, automjete të blinduara të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës hynë në pjesën veriore të Mitrovicës. Qytetarët e mbledhur serbë hodhën gurë, ndërsa Policia u kundërpërgjigj me bombola gazi.

Serbët po ashtu i sulmuan edhe fizikisht disa prej policëve në hyrje të një prej barnatoreve në veri.

Gjatë aksionit në Mitrovicën e veriut, nga tensionimi i situatës, dëme materiale iu shkaktuan disa automjeteve civile të parkuara aty pranë.

Sipas institucioneve të rendit, aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Policia ka njoftuar se deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen të janë të kontrabanduara.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë