Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një konferencë të fundit për media deklaroi se qëllimi i sulmit në Banjska ishte aneksimi i veriut të Kosovës.

Sipas tij, përgatitjet për sulmin janë bërë në Serbinë qendrore, gjë që, tha ai, shihet nga dronët e sekuestruar nga grupi.

Sveçla tha se do të shohim jo vetëm sulmin në Banjska, por edhe përgatitjet e grupit në qendrat stërvitore në Serbi në Kopaonik, në pronën e Milan Radoiçiçit.

“Në trajnim kanë marrë pjesë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç dhe shefi i komandës së ushtrisë Milan Mojsiloviç”, tha Sveçla.

Ai ka shtuar se Vuçiq ka tentuar ta fsheh faktin se Serbia ka qenë e përfshirë në organizimin e sulmit.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se grupi që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë më 24 shtator ishte duke u përgatitur për një kohë të gjatë në Serbi dhe kishte ushtruar në zonën e hotelit Grey në Kopaonik, i cili është në pronësi nga Milan Radoiçiç, dhe gjithashtu ishte ushtruar në një poligon.

Ai shtoi se Serbia vuri në dispozicion logjistikën dhe infrastrukturën për këtë grup.

“Ushtrimet ushtarake janë mbajtur në një nga terrenet më të mëdha të stërvitjes ushtarake në Serbi, të paktën katër ditë para sulmit në Banjskë”, tha Hoxha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re