LEZHË- Policia Rrugore e Lezhës në sajë të masave për rritjen e sigurisë ka ndëshkuar drejtues mjetesh me gjoba.

Burime zyrtare bënë me dije se në funksion të këtyre kontrolleve, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” (të papajisur me leje drejtimi). Ndërkohë, janë vendosur 647 masa administrative për disa shkelje.

NJOFTIMI I POLICISËJanë tërhequr 123 leje drejtimi.Janë vendosur gjithsej 647 masa administrative, nga këto:• 258 masa për shpejtësi tej normave të lejuara,• 41 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,• 144 masa për parakalim të gabuar,• 40 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit,Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.• Janë ndaluar administrativisht 10 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyeraPolicia Rrugore e Lezhës, do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.Mos shpejto të arrish aksidentin!(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re