Ambientalisti Sazan Guri tha në një prononcim për News 24 se policia i ka dërguar fletë-thirrje, duke thënë se nuk ia ka idenë se përse ia kanë çuar, pasi vetëm ka bërë thirrje për dialog.

Guri, në një prononcim për News 24, u shpreh se Unaza nuk ka arsye përse të zgjerohet, ndërsa jep edhe arsyet e tij.

“Nuk e di pse më ka ardhur fletë-thirrje. Unë se di pse më ka ardhur fletë-thirrja. Unë thjesht kam bërë thirrje ndaj qeverisë dhe Ramës që të ulin armët dhe të bëjnë komunitetin pjesë të informimit dhe vendim-marrjes. Kam thënë së kafshët edeh mendojnë ndryshe , kurse politikanët shqiptarë vazhdojnë të mendojnë etë veprojnë në mënyrë të njëanshme e të gabuar.

Pse zgjerohet Unaza? Këta politikanë nuk duan ta kenë banorin pjesë të zgjidhjes, por pjesë të problemit. Shteti nuk ka vendosur një kufi që këtu nuk ndërtohet. Ajo nuk është as tokë buke dhe pas 20 vitesh banori bëhet titullar”, është shprehur Guri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re