Ditën e sotme është shënuar një “sukses” i padiskutueshëm i Policisë tonë të Shtetit, në tetë vitet e qeverisjes së Rilindjes.

Mësohet se është gjobitur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ish deputetja Floida Kërpaçi, sepse nuk mbanin maskë në rrugë. Të dyja zonjat, kanë marrë nga një gjobë prej tre mijë lek.

Kjo ngjarje madhore për mbarëvajtjen e rendit publik dhe luftën ndaj koronavirusit, është raportuar nga gazetarja Doriana Bezat e News24.

Duke qenë se Monika, nuk bindet për mbajtjen e maskës, një sasi e konsiderueshme tre mijë lekshësh, pritet të shtohen në buxhetin tonë të shtetit, që për shkak të tërmetit dhe koronavirsit, ka sigurisht nevojë për çdo qindarkë.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko