Në konferencën vjetori, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u pyet nga gazetarët edhe për fatin e Ervis Martinajt, i zhdukur që prej muajit gusht të vitit 2022, për të cilin ende nuk ka asnjë informacion, apo deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit.

Balla u shpreh se policia ka shumë  informacion në lidhje me këtë ngjarje, por ende nuk ka një pasqyrë të plotë të gjithë kësaj ngjarjeje.

“Unë e kam marrë detyrën në 15 korrik dhe mund t’ju informoj që kjo cështja ka qenë një nga cështjet e orëve të para.  Mbetet një sfidë e pazgjidhur ende, sa i përket referimit përfundimtar në gjykatë.

Policia ka shumë informacion për këtë cështje, por sa kohë që dokumentimi i plotë i saj kërkon ende kohë. Në momentin që do të kemi një pasqyrë të plotë, mezi pres të dal para jush për të sqaruar publikisht. Është një ngjarje e rëndë, e rëndësishme, e cila ka të bëjë edhe me gjithë këto indikator të rëndësishëm të performancës së punës së Policisë së Shtetit.

Drejtori e Policisë së Shtetit e di fare mirë këtë gurë peshë të rënde dhe po bëjmë gjitha e mundur për t’i shkuar në fund kësaj çështjeje” tha Balla ndër të tjera.

Çështja “BELERI”

Sa i përket çështjes Beleri, Balla u shpreh se atij në cilësinë e detyrës nuk i lejohet të flasë për këtë çështje dhe po ashtu sepse është gjyq me Belerin, por specifikoi faktin që kur drejtësia të ngre një akuzë, duhet të pritet vendimin i formës së prerë.

“Unë jam në gjyq me zotin Beleri, unë e kam akuzuar për tradhti dhe ai mua për shpifje. Dua t’ju them shumë thjeshtë, e kam lexuar me vëmendje vendimin e shkallës së Parë. Gjykata  ka bërë një arsyetim shumë shterues, por vendimi i gjykatës duhet zbatuar dhe ky vendim duhet të marrë formë të prerë në Apel.

Ditën që drejtësia na ngre një akuzë, duhet të presim që ajo të japë vendimin e formës përfundimtare të gjykatës” tha Balla.

21 JANARI

Balla bëri me dije se pas dy ditësh do të niset për ekspertim në Itali predha e cila i mori jetën Aleks Nikës në protestën e 21 janarit të vitit 2011. Balla tha me tej se vendimi i Strasburgut hap rrugë të re që hetimet të shkojnë deri në fund.

“Është e vërtetë që për 21 janarin në 21 mars 2011 kam bërë padi në emër të PS, me të gjitha informacionet e gjetjet që ne si palë e dëmtuar kishim, sot jemi në kushte të reja krejtësisht, pas një vendim shterues të vendimit të GJEDNJ, në dritën e këtij vendimi policia e shtetit ka identifikuar detyrat që kanë dalë, lidhur plot çështje në atë vendim, për hetimin e veprimeve të autoriteteve ekzekutive me njëherë pas ngjarjes, por edhe për elementin kryesor, zinxhirin komandues që çoi në atë vrasje shtetërore.

Është në detyrën e institucioneve shtetërore e agjencive, policisë, prokurorisë së Tiranës që ka dosjen, për shkak se vrasja e dy prej katër viktimave është konsideruar pa autor, ju e dini që dosja nuk mbyllet dhe s’ka parashkrim, prokuroria i ka të gjitha mundësitë të vijojë duke përkthyer vendimin e GJEDNJ që është i detyrueshëm, që është urdhërues, ne e kemi përkthyer dhe e kemji gati, për të bërë hetimin e plotë, ku vendoset theksi te zinxhiri komandues dhe hapat që ndërmorën organet shtetëtrore për pengimin e drejtësisë

Vendimi hap një rrugë të re që policia do ti shkojë deri në fund, pas dy ditësh niset në Itali për ekspertim predha dhe elementë të tjerë, pa cenuar sekretin hetimor, për të pasur një konkluzion për këtë çështje” theksoi ministri.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re