Fidel Caushaj ka rrëfyer për “News 24”, orët e tmerrit ndërsa në banesë katër persona të veshur si policë tentuan të grabisin.

Ai thotë se autorët ishin të veshur si policë dhe se kur hynë në banesë iu prezantuan si policia e shtetit.

Çfarë ka ndodhur?

Erdhën për grabitje prapë natën e dytë. Bën kontroll nuk gjetën gjë. Se çfarë bënë te shtëpia ata, unë nuk i kam, edhe sot akoma nuk e di.

Kanë qenë të maskuar?

Me jelek, me maska, me radio marrëse, me armë i kanë patur të gjitha me vete.

Ky stil, të veshur si policia e shtetit?

‘Policia e shtetit, uli duart poshtë’- më thanë. Të pajisur komplet si policisë. 18:30 ka qenë ora, sa erdhëm në shtëpi. I thash djalit erdhi një makinë, po dal të shikoj te porta.

“Policia” më thanë.. Kështu vjen policia u thash dhe i shava.

Vëllai i Fidel Caushajt, Pronjo Caushaj, thotë se një ditë më parë të njëjtët persona tentuan të grabisin në shtëpinë e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re