Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin e hetimeve për 21 Janarin me një letër-kërkesë drejtuar prokurorisë. Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha thanë se policia dorëzoi në prokurori letër kërkesën, ku i kërkohet ri-ekspertim hetimor. Në letër-kërkesë kërkohet ri-ekspertim për caktimin e drejtimit të qitjes gjatë vr asjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, si dhe pl agosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes, Erald Boshas, Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas.
Kërkohet të kryhet ri-ekspertim i predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës, të ripyeten personat që kanë dijeni kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të gardës që ishte në shërbim në datën 21 janar. Gjithashtu në letërkërkesë kërkohet të ripyeten të afër të vik timave dhe dëshmitarë. Pasi mbeti i pl agosur gjatë protestës, Aleks Nika u dërgua për mjekun në spitalin “Bakirkoy Ehitim ve Arastirma Hastanesi” të ndodhur në Stamboll. Por në datën 5 shkurt 2011 ai ndërroi jetë.
Akti i ekspertimit datë 5 maj 2014 vërteton se Nika u qëllua me një pl umb. Kjo predhë është ekzaminuar edhe në laboratorin e FBI Virginia ku thuhet se ka dalë nga një pus hkë me 6 viaska, por pr edha nuk mundi të identifikohet nëse është qitur nga tytat e pis toletave të dërguara për ekzaminim apo nga tytat e tjera. Pre dha e gjetur në trupin e Nikës është e kalibrit 9 mm, ndërsa policia thotë se është qitur nga një ar më zjarri Mp5.
Të kryhet rikqyrje e e pamjeve filmike të fokusuar kryesisht tek Zuver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe të pla gosurit. Sipas letër-kërkesës, kërkohet me anë të një shkrese IPSH-së nëse ka apo jo laborator për ekzaminimin kri minalistik në vendet e BE që të ekzaminohet pr edha e gjetur në trupin e Aleks Nikës.
Tre oficerët e policisë pranë drejtorisë vendore relatojnë në kërkesën për rifillim hetimesh duke thënë se çështja ishte e pezulluar. Pas veçimit dhe ndarjes së procedimit numër 285/1 që është dërguar në gjykatë më herët ndaj Ndrea Prendit nën ak uzë për vr asje në rrethana cilësuese dhe Agim Llupos. Ndërkohë në relacion thuhet se u vazhduan hetimet për të përcaktuar se kush ishte personi që v rau Aleks Nikën dhe pla gosi 3 të tjerët.
Nga Policia e Tiranës kërkohet gjithashtu rifillim hetimesh për vr asjen e një qytetari tjetër që ishte në protestën e 21 janarit, Hekuran Deda.
